Sulm me thikë në Francë/ Burri plagos katër persona në Marsejë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një burrë ka goditur me thikë të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite. Pas sulmit burri u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje.

Autori e nisi sulmin e tij pranë një dyqani në Portin e Vjetër të qytetit, një zonë e njohur për trafikun e drogës. Një dëshmitar okular, një banor i lagjes, u tha gazetarëve se policia mbërriti në zonë shumë shpejt.

“Ata u përpoqën ta arrestonin atë jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe burri u përpoq të sulmonte një oficer policie me thikë. Oficeri i policisë po bërtiste: ndalo, ndalo”, tha ai.

Ndërsa një dëshmitar tjetër tha se pa një burrë që mbante dy thika të mëdha. Sipas policisë, të plagosurit nuk janë në gjendje kritike për jetën. E gjithë zona është rrethuar nga policia dhe shërbimet në dy linja tramvaji janë pezulluar.

The post Sulm me thikë në Francë/ Burri plagos katër persona në Marsejë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: