I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është arrestuar në Malin e Zi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Magiljan Deda, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Deda ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila më datë 23.04.2025 i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, të zhvilluar në prill 2025, dyshohet se Magiljan Deda ka bashkëpunuar me një tjetër shtetas, tashmë i arrestuar, për kultivimin e 1640 bimëve narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu rreth 34 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar për shitje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për ekstradimin e Magiljan Dedës drejt Shqipërisë.

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: