Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. Bëhet me dije se 30-vjeçari nxiste tre të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit. I ndaluari ishte i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe sende e vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
The post Nxiste 3 të mitur të kryenin vjedhje në kryeqytet, në pranga 39-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
