Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosova ka njoftuar se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Përmes një reagimi publik, ata kanë dënuar këto kërcënime ndaj Kryeziut, duke i cilësuar ato si sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë.
Në reagimin e publikuar të premten, më 17.04.2026, thuhet se kërcënimet kanë ardhur nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”- thuhet në njoftim.
Postimi
Reagim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ndaj kërcënimeve të bëra nga një person i dyshuar për vepra penale ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu
Prishtinë, 17 Prill 2026 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimet ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, të cilat vijnë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore.
Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
The post Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë appeared first on GIJOTINA.
