Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani). Fotografia, e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr.
Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.
The post Shqiptari që shpëtoi një dele nga zjarret në Greqi përzgjidhet nga BBC si “foto e vitit 2025” appeared first on GIJOTINA.
