Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrim ta zbatojmë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor. Celibashi u shpreh se KQZ ka vetëm një detyrim ligjor, për të garantuar zhvillimin e procesit zgjedhor dhe se nuk ka të lejuar të vendosë në diskutim vendimet e marra nga instancat e tjera.

“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar.

KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra e KZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e fare të lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.

KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.

The post Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrim ta zbatojmë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: