Policia: 31-vjeçari i armatosur përplasi makinat dhe një motor, 2 në gjendje të rëndë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

“Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.AL

The post Policia: 31-vjeçari i armatosur përplasi makinat dhe një motor, 2 në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: