Nëna denoncon zhdukjen e djalit të mitur në Elbasan, asnjë gjurmë prej 4 muajsh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit.

I mituri rezulton i zhdukur që prej muajit qershor. Policia vijon hetimet për gjetjen e tij.

“Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Nëna denoncon zhdukjen e djalit të mitur në Elbasan, asnjë gjurmë prej 4 muajsh appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: