Ministrja e Brendshme reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt barbar, Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë brenda gjykatës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Koçiu u shpreh thellësisht e tronditur nga ngjarja dhe dënoi me ashpërsi vrasjen, duke e cilësuar si një akt barbar dhune.

“Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve,” – tha ministrja në një deklaratë publike.

Ajo theksoi se Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar, Elvis Shkëmbi, por theksoi se Policia nuk ka përgjegjësi ligjore për kontrollin dhe sigurinë brenda ambienteve të gjykatës.

“Duhet sqaruar për opinionin publik se, në bazë të ligjit, Policia e Shtetit **nuk ka asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave,” – nënvizoi ministrja.

Koçiu bëri të ditur se janë angazhuar ekspertët më të mirë të policisë, të cilët po bashkëpunojnë ngushtë me prokurorët e çështjes për të hetuar nëse punonjësit e sigurisë së gjykatës kanë përmbushur siç duhet detyrat e tyre ligjore.

The post Ministrja e Brendshme reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt barbar, Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë brenda gjykatës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: