Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Për dë dytën herë brenda pak ditësh, ministrja e Brendshme, Albana Kociu, po bëhet qesharake në sytë e opinionit publik. Fillimisht me deklaratën skandaloze për zv.ministrin Andi Mahila që u shkarku se piu cigare në restorant dhe sot me deklaratën e saj për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ministrja Kociu thotë se nuk është punë e Policisë së Shtetit të kontrollojë hyrje-daljet nëpër gjykata.
Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:
Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.
Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.
Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.
The post Vrasja e gjyqtarit, ministrja Koçiu “lan duart”: Policia s’ka asnjë përgjegjësi appeared first on Lapsi.al.
