Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ndryshon lista e Kombëtares pas dëmtimit të konfirmuar të Ardian Ismajlit dhe Adrion Pajazitit. Mund të ishte një shans për të korrigjuar mosgrumbullimin e Anis Mehmetit, që po kalon një moment të mirë me Bristol City në Championship, por Sylvinho ka menduar ndryshe: në vend të tij vjen Nazmi Gripshi. Një ”hile” e brazilianite që e bëri emrin e tij prezent papritur në konferencën për shtyp të të premtes, duke e përmendur si një zgjedhje që e kishte nën vëzhgim.
Stërvitja e dytë
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Sylvinho dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Enea Mihaj u bashkua sot me ekipin dhe u stërvit i veçuar.
Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.
Vjen Gripshi
Sakaq, trajneri Sylvinho ka vendosur të ftojë për këto dy ndeshje edhe mesfushorin Nazmi Gripshi, i cili vjen si zëvendësim për Adrion Pajazitin e dëmtuar. Gripshi do të bashkohet me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të jetë në dispozicion ndaj Serbisë dhe Jordanisë.
Lexo më tej: Mehmeti i ri, Berisha i vjetër! Sylvinho me justifikime: “E di ç’ndodhi në Serbi”
Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa po nesër, dy lojtarë do të dalin para medias në konferencë për shtyp në stadiumin “Air Albania”.
The post Tërhiqet Pajaziti, por Sylvinho nuk ka vend për Mehmetin: vjen në kombëtare Gripshi appeared first on Lapsi.al.
