Cilat janë 2 gratë që do të bëhen deputete këtë muaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pasditen e kësaj të marte, kryesia e Partisë Socialiste zyrtarizoi 6 emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut dhe Tepelenës. Pas shpalljes së emrave, kanë nisur të përfliten edhe lëvizjet që do të bëhen në radhët e mazhorancës duke qenë se dy prej kandidateve janë deputete të këtij legjislacioni.

Mes emrave të konfirmuar si kandidatë për kryetarë bashkish është deputetja Ogerta Manastirliut, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj në Kuvend për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Si rezultat i zgjedhjeve të 11 majit vendin e Manastirliut në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti.

Në zgjedhjet parlamentare ajo arriti të grumbullonte 6167 vota, por për shumë pak nuk arriti të hyjë në Kuvend ku mandatin e mori Olta Xhaçka. Madje ajo iu drejtua KQZ-së edhe me një shkresë ku kërkonte vënien në dispozicion të pamjeve filmike të numërimit të votave të të gjitha qendrave në kryeqytet, por pas një urdhri të Ramës u tërhoq.

Për herë të parë, në garën për bashkinë e Vlores, Partia Socialiste ia ka besuar një zonje. Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit socialistët do të garojnë me Brunilda Mersinin që u zgjodh deputete në 11 maj. Vendin e saj do ta marrë Brisejda Çakerri e renditur pas saj në listën e PS. ©LAPSI.al

The post Cilat janë 2 gratë që do të bëhen deputete këtë muaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: