Mazhoranca nderon figurën e diktatorit Hoxha, Gjekmarkaj: Jeni pjella të komunizmit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten e kaluar një dokument zyrtar ku nderon mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoqi regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.

Në konferencën e kryetarëve të mbledhur paraditen e sotme nënkryetari i Parlamentit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj tha se maxhoranca duhet të mbajë përgjegjësi morale për futjen e figurës së Enver Hoxhës në analet e Kuvendit të Shqipërisë. Duke kujtuar një thënie të Dritëro Agollit, Gjerkmarkaj u kujtoi maxhorancës se ishin trashëgimtarë diktaturës së Enverit dhe se në grupin e tyre parlamentar ka ende hetues të komunizmit.

Ai i ka kërkuar Kuvendit të distancohen pasi  nderimi i Enver Hoxhës fyen kujtimin e martirëve.

Ju duhet te mbani përgjegjësi morale për futjen e figurës se Enver Hoxhës ne analet Kuvendit të Shqipërisë. Po kujtoj këtu atë që ka thënë Dritero Agolli “Partia Socialiste ka lindur nga mitra e përgjakur e Partisë Punës”.

Ju këtu jeni trashëgimtare te asaj diktature, ne grupin tuaj parlamentar ka hetues te komunizmit. Prandaj ajo çfarë ka ndodh ne kuvend fyen besnikërinë e  shqiptareve për te falur e jo për te harruar. Fyen kujtimin e martireve. Prandaj është ne nderin tuaj te distancoheni”, tha Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve që po zhvillohet me dyer të mbyllura. 

 

 

The post Mazhoranca nderon figurën e diktatorit Hoxha, Gjekmarkaj: Jeni pjella të komunizmit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: