Homazhet për Astrit Kalanë, Kreu i GJL, Sokol Sadushi: Gjyqtarët duan siguri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.

“Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.

The post Homazhet për Astrit Kalanë, Kreu i GJL, Sokol Sadushi: Gjyqtarët duan siguri appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: