U gjet i pajetë në humnerë/ Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria ka nisur hetimet për Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se Prokuroria e Shkodrës ka hapur hetimet lidhur me vdekjen e Çokaj, ku policia fillimisht tha se ishte një ngjarje aksidentale.

Pas dyshimeve të familjarëve dhe të afërmve për një vrasje të mundshme të 40 vjeçarit, prokuroria e Shkodrës nuk e ka pushuar çështjen por ka hapur hetimet fillimisht për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Personi që ngriti dyshimet për një vrasje të mundshme duke vënë në lëvizje policinë e Malësisë së Madhe, është Rifat Çokaj, një i afërm i viktimës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa më përpara për shumë vite ka qenë pjesë e policisë duke mbajtur edhe detyra të rëndësishme.

The post U gjet i pajetë në humnerë/ Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokajn appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: