Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-ministri i Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Kjo lëvizje vjen dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në Qeverinë Kurti 2.

Bëhet e ditur se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

The post Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: