Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani e ka nisur sezonin 2025-2026 me “marshin e 7”-të, duke u bërë menjëherë protagonist te ekipi i Hoffenheim, e përkthyer me 5 gola dhe 1 asist në 8 ndeshje të Bundesligës, shto 1 gol dhe 1 asist në Kupën e Gjermanisë.
Edhe pse më herët, 23-vjeçari ka shprehur dëshirën për të luajtur te Barcelona, gjigantët e Bayern Munich janë i vetmi klub që po përpiqen të ndërmarrin hapa konkret.
Edhe pse Fisnik Asllani ka kontratë me Hoffenheim deri në verën e vitit 2029, mbart një klauzolë lrimi gjatë fundit të këtij sezoni me çmim të reduktuar.
The post Fisnik Asllani po mahnit Europën, Bayern Munich “parakalon” Barcelonën appeared first on GIJOTINA.
