Tirana Slush’D 2025, edicionin e dytë: Shqipëria në hartën e inovacionit global.

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas suksesit të edicionit të parë, Tirana Slush’D rikthehet nesër, më 30 Tetor 2025, tek Innovation Hub, Piramida, me edicionin e saj të dytë, si një konferencë e fuqizuar nga Slush HQ Helsinki Finlande, një prej lëvizjeve më të mëdha globale të startup-eve që bashkon themelues, investitorë dhe inovatorë nga rajoni, Evropa dhe Nordikët.

Tirana Slush’D është një nismë e B Limitless Agency, përfaqësuese zyrtare e Slush dhe Junction Helsinki Finlande, për Shqipërinë, që përmes këtij eventi synon të krijojë ura bashkëpunimi midis lidhë startup-et me investitorë dhe mentorë, si dhe të ndërtojë ura mes Ballkanit, diasporës, Europës dhe Nordikëve, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e inovacionit global.

Çfarë e bën ndryshe edicionin 2025? Ky edicion do të mbledhë: mbi 100 startup-e premtuese nga Shqipëria dhe rajoni; Investitorë europianë dhe nordikë; Përfaqësues të diasporës shqiptare; Aktorë kryesorë të ekosistemit vendas të inovacionit dhe teknologjisë ndërsa 10 fonde ndërkombëtare të kapitalit sipërmarrës (VC) do të jenë të pranishme për të njohur, vlerësuar dhe investuar në startup-et më premtuese të rajonit.

Në këtë edicion fokusi do të jetë tek founder-at: pitch-e, takime me investitorë dhe mundësi rrjetëzimi të kuruara.

Startup-it fitues nga juria ndërkombëtare e investitorëve do t’i jepet një çmim prej 300,000 € ndërsa 7 fituesit e pitch-eve synojnë të përfaqësojnë Shqipërinë, nën sloganin “Albania Now”, në Slush 2025 (19–20 Nëntor, Helsinki) mundesuar nga Eu4Innovation.

Fil Rouge Capital: kush janë dhe oferta e veçantë prej 300,000€ në Tirana Slush’D

Fil Rouge Capital (FRC) është një menaxher fondesh VC për fazat e hershme (pre-seed, seed, Series A), aktiv në Evropën Qendrore e Juglindore, me një portofol të gjerë dhe tre fonde të ngritura deri më sot. FRC ka njoftuar se po vjen në Tiranë me një mundësi investimi unike prej 300,000€ për një startup pjesëmarrës në Tirana Slush’D 2025.

Kush duhet të aplikojë?

Startup-e në fazë të hershme që kërkojnë feedback, mentorim dhe kapital.

Investitorë & partnerë që kërkojnë dealflow nga Ballkani dhe më gjerë.

Talente teknologjie & profesionistë produkti që duan të lidhen me themeluesit e radhës.

Pse ka rëndësi për ekosistemin? Një event si Tirana Slush’D rrit densitetin e takimeve cilësore në një ditë të vetme: pitch-e të kuruara, qasje te investitorë ndërkombëtarë dhe ekspozim mediati, pikërisht ajo që u duhet themeluesve për të përshpejtuar raundet e para dhe partneritetet strategjike. Filozofia e Slush (“the most founder-focused event on earth”) e vërtetuar në Helsinki tani po përkthehet edhe në Tiranë, për të dytin vit.

The post Tirana Slush’D 2025, edicionin e dytë: Shqipëria në hartën e inovacionit global. appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: