Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arra e Madhe” të qytetit, ku lënda plasëse ishte vendosur në një furgon të parkuar.
Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër.
Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detajet si ka ndodhur ngjarja.
The post LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Shkodër, një person i plagosur appeared first on Lapsi.al.
