Plagosje me armë zjarri në Selenicë, 35-vjeçari në gjendje të rëndë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Selenicës.
Bëhet me dije se një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Vlorës, në gjendje të rëndë.

Ai ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm dhe nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Sipas banorëve, i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.

 

 

The post Plagosje me armë zjarri në Selenicë, 35-vjeçari në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: