Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohen të jenë njerëzore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një gjetje e rëndësishme ka tronditur Leskovikun, ku gjatë një ekspedite në shpellën e Kopiles, brenda liqenit termik të zbuluar më parë nga çekët, janë gjetur fragmente kockash që dyshohet të jenë njerëzore.

Mbetjet u zbuluan gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme nga një grup shqiptarësh, ndërsa policia ka ngritur menjëherë një grup hetimor për të siguruar vendin e ngjarjes dhe për të nisur hetimet.

Veprimet e mëtejshme po kryhen nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të gjetjes.

 

The post Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohen të jenë njerëzore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: