Atentati që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës.

Burime nga policia thanë se, 35-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba.

Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, duke ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

Dyshohet qe ai të jetë arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.

Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i policise

Vlorë/ Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

 

The post Atentati që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: