Moska heq dorë nga takimi? Kremlini: Samiti Putin-Trump nuk është urgjent

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se një takim urgjent mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump mund të zhvillohet, por aktualisht nuk shikohet si i domosdoshëm.

“Në teori, një takim është i mundur, por nuk ka nevojë për të në këtë moment,” tha Peskov për agjencinë ruse TASS.

Sipas tij, fokusi kryesor duhet të jetë te puna e kujdesshme dhe e detajuar mbi çështjet që lidhen me një marrëveshje të mundshme për Ukrainën.

“Ajo që nevojitet në vend të një samiti është një punë shumë e kujdesshme mbi çështjet e marrëveshjes ukrainase”, theksoi ai.

The post Moska heq dorë nga takimi? Kremlini: Samiti Putin-Trump nuk është urgjent appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: