Protestë para Kryeministrisë për 1 Majin: Duam qeveri për punëtorët, jo për oligarkët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar këtë të premte, një protestë tek Kryeministria.

Në ditën e punëtorëve (1 maj), konfederata ka kërkuar drejtësi dhe siguri për çdo punëtor, ndërsa kanë lexuar edhe një letër drejtuar Edi Ramës.

“Kemi një kërkesë zyrtare për Kryeministrin për t’u ulur dhe dialogur me ne. Ne kërkojmë drejtësi, siguri dhe dinjitet për cdo punëtor. Ne kërkojmë barazi dhe fund të pandëshkueshmërisë. Ne kërkojmë luftë reale kundër korrupsionit, formalizoni tregon e punës. Zoti Kryeministër ndërtoni një shtet social, paga të drejta, minimum jetik. Kërkojmë pensione të denja, pagë të 13-të, status për minatorët. Ne kërkojmë zbatim të standardit, 5 ditë punë në javë dhe 8 orë në ditë. Sot të gjithë në sektorin privat janë në punë, kërkojmë drejtësi” thuhet në letrën drejtuar Ramës.

Po ashtu qytetarët kanë bërë thirrje Ramës të mendojë më shumë për punëtorët dhe minatorët.

“Duam një qeveri për punëtorët, jo për oligarkët. Qeveria po na vendos shkelmin në fyt. Jeta jonë nuk është kosto biznesi. Ne, kemi kërkojmë statusin e minatorit. Edi Rama mendo për minatorët, jo për oligarkët” thanë disa prej tyre.

Ndërkohë, Unioni i Sindikatave ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë. Qytetarët kërkojnë ngritjen e një ministrie të posaçme pune.

Drejtori i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë, Kondi Lija deklaroi se miratimi i një institucioni të posaçëm është minimumi jetik.

“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë.”

The post Protestë para Kryeministrisë për 1 Majin: Duam qeveri për punëtorët, jo për oligarkët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: