Del nga burgu Alqi Bllako, kokë turku e inceneratorit të Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako ka lënë sot qelinë e burgut, ku është izoluar që nga data 31 mars i vitit 2022.

Bllako u dënua për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës, më saktë për përfitim të 119 mijë eurosh përfitim për 7 milion lekë para që i ishin dhënë babait të tij. Gjykata e dënoi me 4 vite burg dhe pas reduktimit të dënimit, llogaritej që ai të vuante një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg.

Por, GJKKO ka vendosur lirimin e Bllakos pasi ai tashmë ka bërë më shumë burg se 2 vjet e 8 muaj. Masa e paraburgimit llogaritet në fakt, më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare të inceneratorit, për blerjen e një pajisjeje të përdorur në aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Inceneratori i Tiranës/ SPAK nuk shkon më tej se 120 mijë eurot e Alqi Bllakos

Në dosje thuhet gjithashtu se Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vijonte si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe të ofronte konsulencë juridike gjatë periudhës kur po përgatitej procedura e dhënies së koncesionit.

Bllako ishte sekretar në ministrinë e mjedisit, të drejtuar nga Lefter Koka kur u kryen procedurat për inceneratorin e Tiranës. Më pas ai u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste, por kjo nuk i shërbeu për t’u mbrojtur pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij dhe dënimin me burg. Paratë që ka përfituar Bllako janë një pikë në oqeanin e abuzimit me inceneratorit, që do të kushtojë më shumë se 130 milion euro.

The post Del nga burgu Alqi Bllako, kokë turku e inceneratorit të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: