Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës, dorëhiqet nga policia Ritvan Pali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ritvan Pali, ish-shefi i komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, është larguar me dorëheqje nga radhët e Policisë së Shtetit.

Pas arrestimit të Morinës, që kërkohej nga SPAK, Pali u pa i padëshirueshëm nga zyrtarët më të lartë të policisë, disa prej të cilëve nuk ishin të interesuar për arrestimin e ish-efektivit të RENEA-s.

Me urdhër të Ilir Prodës, ai u transferua nga një detyrë në tjetrën, duke iu ulur grada dhe përfundimisht u “internua” si specialist për rendin në seksionin e rendit publik në Policinë e Kukësit. Ndodhur përballë një situate të tillë, Pali vendosi të japë dorëheqjen dhe të largohet nga radhët e policisë.

Arrestimi i Morinës solli një valë përplasjesh në polici dhe disa nga efektivët që u përfshinë në aksion u transferuan me urgjencë në detyra të tjera.

The post Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës, dorëhiqet nga policia Ritvan Pali appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: