Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pak para nisjes së seancës plenare, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para godinës së Kuvendit, për të protestuar kundër projektligjit për barazinë gjinore.
Protesta është thirrur nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”.
Me pankartat “deputetë, mos votoni kundër fëmijëve”, “projektligji i barazisë gjinore, anti-familje”, “largoni duart nga fëmijët”, ata kërkojnë të mos miratohet projektligji.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin paqësor që po zhvillohet përpara Parlamentit të Shqipërisë, në Tiranë.


The post “Mos votoni kundër fëmijëve”/ Protestë kundër projektligjit për barazinë gjinore para Kuvendit appeared first on GIJOTINA.
