Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në Kuvend ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Taulant Ballës, i cili e akuzoi se ka sulmuar Ambasadorin e Bashkimit Europian.
Në përgjigje, Berisha e cilësoi akuzën si një trillim të pastër duke theksuar se në asnjë moment nuk ka fyer ndonjë ambasador të huaj. Ai u shpreh se ka respekt të thellë për diplomatët, por mbi të gjitha, dashurinë për vendin e tij.
“Hedh poshtë me përçmim trillimin e parafolësit, sepse në fjalën time nuk kam fyer dhe as nuk fyej asnjë ambasador as përfaqësues të huaj.
Po, i kam kërkuar zotërisë së tij që t’u paraqesë shqiptarëve, meqenëse i ka lejuar vetes të ndërhyjë në procedurën e brendshme të parlamentit dhe këtu nyk ka të keq, t’u paraqesë shqiptarëve se cila direktiva evropiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë.
Kjo e para. Së dyti, nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë. Por dua më shumë vendin tim dhe kombin tim.
Kur një ambasador dilte në krah të Saimir Tahirit në kulmin e kanabizimit dhe lavdëronte policinë për punën e jashtëzakonshme të Tahirit në luftën kundër drogës, sigurisht mbështeste themelimin dhe krijimin e narkoshtetit dhe unë nuk mund të mos e denoncoja atë.
Kur një ambasador blinte vilën me 4300 euro metri katror aty ku ishte 1300 euro, natyrisht nuk mund të mos e denoncoja të si hajdute. Ai denoncim i shërbeu BE dhe përgjegjësi i OLAF-it, që u korruptua prej Vllahicës, la detyrën dhe bëri edhe burg.
Kështu që unë as i kam lejuar dhe as i lejoj vetes të fyej një ambasador, por kam mbrojtur dhe do mbroj në mënyrë të palëkundur interesin e shqiptarëve dhe interesat e vendit tim,” tha ai.
The post “Sulmoi Ambasadorin e BE”/ Berisha-Ballës: Trillim! I respektoj ambasadorët, por Shqipëria është mbi gjithçka appeared first on GIJOTINA.
