Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video ku tregohen disa vila në zonën e Farkës që po prishen për shkak të ndërtimit të paligjshëm. Në postimin e tij, Rama thekson se:
“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit
. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje
”
Ky aksion vjen si pjesë e vazhdimit të kontrolleve për ndërtimet pa leje, ndërsa qeveria premton ashpërsim të masave ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë interesin publik.
The post Zgjohet “qeveria”/ Rama publikon video nga Farka: Vila pa leje hidhen në erë appeared first on GIJOTINA.
