Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve zyrtare, një 25-vjeçar me inicialet S.D. u arrestua në fshatin Zëmblak, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në të njëjtin aksion, policia ndaloi edhe një automjet të drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet A.T., të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa. Gjatë kontrollit, në mjet ndodhej edhe një tjetër shtetas, i cili tentoi të largohej me vrap, por u kap nga shërbimet e policisë. Ky i fundit u procedua në gjendje të lirë.

Lënda narkotike e sekuestruar, së bashku me telefonat celularë të personave të përfshirë, janë dërguar për ekspertizë. Ndërkohë, policia ka kryer edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

The post Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: