Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paditur në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e tij për kallëzim të rremë publik me 1 vit burg.
Apeli e dënoi ish-deputetin e PD me 1 vit burg për veprën penale “kallzim i rremë”, por ai u lirua pas 9 muajsh.
Për këtë ai i është drejtuar Kushtetueses, teksa ish-deputeti i PD, zbatoi vendimin e GJKKO për t’u paraqitur për herë të fundit më 26 shtator, në zbatim të masës së shërbimit të provës.
Në një deklaratë për mediat asokohe ai paralajmëroi se beteja e tij me drejtësinë do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese.
The post Salianji I drejtohet Kushtetueses mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij appeared first on GIJOTINA.
