Gaz Bardhi: Majlinda i bashkohet Belindës në SPAK. Në Fier kishte bandë elektorale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu u grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka reaguar pasi kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është marrë e pandehur në SPAK.

“Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit. Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit.

Kriminelja elektorale Bufi i bashkohet kështu kryekrimeneles elektorale Balluku, duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë e dirixhuar nga Belinda Balluku. Fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm.”, shkruan Bardhi.

The post Gaz Bardhi: Majlinda i bashkohet Belindës në SPAK. Në Fier kishte bandë elektorale appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: