Zbulohen detajet/ Çfarë po planifikon PD sot për protestën tek kryeministria

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbulohen detaje në lidhje me protestën e sotme të opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Sipas gazetarit Osman Stafa, protesta do të zhvillohet në formën e një platforme parlamentare, ku do të flasin krerët e PD, deputetë si edhe qytetarë.

U raportua se protesta do zgjasë rreth dy orë, ndërsa pritet që për nga forma ky tubim t’i përngjajë mënyrës së protestimit para bashkisë së Tiranës muaj më parë.

Ndërkohë autoritetet kanë marrë masat duke vendosur përforcues në dyert e Kryeministrisë dhe në instalacionin e vendosur mes kateve të godinës.

PD nuk është angazhuar për një protestë masive në kryeqytet, por kërkon protesta të qëndrueshme dhe të zgjatura në kohë, ndërsa përgatitet për një protestë kombëtare masive.

The post Zbulohen detajet/ Çfarë po planifikon PD sot për protestën tek kryeministria appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: