Berisha jep një mesazh para nisjes së protestës tek kryeministria

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i PD, Sali Berisha, pak minuta para nisjes së protestës së lajmëruar në orën 18:00, përmes një mesazhi në rrjetet sociale rendit arsyet që kanë ngritur demokratët në tubime kundër qeverisë.

Berisha lajmëron se këto organizime do të jenë të pandërprera deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres së marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku.

“Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë”, shkruan Berisha.

Lexo më tej: Zbulohen detajet/ Çfarë po planifikon PD sot për protestën tek kryeministria 

The post Berisha jep një mesazh para nisjes së protestës tek kryeministria appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: