Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur më 17 nëntor në aksin Fier-Seman, në zonën e quajtur Fermë-Çlirim, ku një automjet tip “Benz” u përplas me një karrocë.

Raportohet se përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar që karroca të devijohej dhe të përfundonte pjesërisht në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë e incidentit, drejtuesi i karrocës ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

The post Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: