Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Mariglen Jata, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institut-it në Tiranë, ku dyshohet se është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, Jata ka marrë ndihmën e parë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij është raportuar si e stabilizuar. Ende nuk dihen motivet apo rrethanat e plota që çuan në ngjarjen e mbrëmjes.

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin që mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri një shtetas.

Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua autori i dyshuar, shtetasi F. F., 36 vjeç. Sipas Policisë, plagosja ka ndodhur rreth orës 22:20, pas një konflikti për motive të dobëta.

Forcat e rendit po vijojnë kërkimet për kapjen e tij, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

The post Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: