Skandali i Llogarasë/ Berisha: Rama nuk shkarkon Ballukun, i përfshirë vetë në aferë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me qytetarët.

Ai u shpreh se skandali Balluku- Rama ka marrë përmasa shumë të mëdha, ndërsa ka shtuar se arsyeja pse kryeministri nuk e shkarkoi ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, është sepse është i përfshirë vetë në afera.

“Denoncimi ynë për narkoshtetin shkon në sintoni me atë të mediave më serioze botërore që e kanë shpallur Shqipërinë narkoshtetin e parë dhe të vetmin në Europë.

Klanet shqiptare të drogës të lidhura me kartelet e Amerikës Latine, kontrollojnë tregu dhe përcaktojnë çmimet e lëndës narkotike.

Super skandali Rama-Ballulu ka marrë përmasa të papara. Hera e parë në historinë e Europësm, një kryeministër padit në Gjykatën Kushtetuese gjykatën që ka pezulluar zv kryeministren.
Rama tha se pezullimi nuk ka ndodhur kurrë në Europë. Po kjo nuk është një praktikë e shpeshtë. Në Shqipëri jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por në GJK nuk shkoi e paditura Balluku, por Rama, jo për sentimentet që ka ndaj Ballukut, por për faktin se është bashkë autor në vjedhjet e mëdha. Është ai që dërgoi në Ankara Ballukun të takonte turqit”
[contact-form], tha ai.

The post Skandali i Llogarasë/ Berisha: Rama nuk shkarkon Ballukun, i përfshirë vetë në aferë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: