Selvija prek me dedikimin për Shpatin: Roeli është 3 vjeç e gjysmë nuk e di si do ja tregoj….

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit, Selvija Jao ka prekur të gjithë me rrëfimin mbi bashkëshortin e saj në një përkujtimore e cila është zhvilluar në nder të kujtimit të tij, si artist por jo vetëm.

Me një dhimbje të thellë ajo shprehet se ai e ka mbështetur, respektuar, e ka dashur dhe mbi të gjitha i ka falur dhuratën më të bukur, djalin e tyre Roelin. E ndërsa ndalet tek vogëlushi i tyre, ajo shprehet se për të është shumë e vështirë t’i tregoj dhe shpjegojë mungesën e të atit. Ndonëse ajo thekson kujdesin e Shpatit deri në frymën e fundit për të voglin e tyre.

“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babain e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregoj, por e di që ai është shumë krenar me babain e tij, e ka dashur shumë Shpati, është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me gjitha të mirat, të rritet me të gjitha virtytet”, tha ajo.

Përkujtimorja për këngëtarin e dashur shqiptar është zhvilluar ditën e sotme dhe do të vazhdojë dhe ditën e nesërme në Restorant “Dea”, në Çair, nga ora 10:00 deri në 19:00. Një kujtim për artistin e madhe dhe njeriun që Shpat Kasapi ishte.

Shpërndaje: