Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Koplikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi N. G. është përplasur me mjetin që kishte në drejtim E. L.. Për pasojë, janë plagosur të dy drejtuesit si dhe dy pasagjerë, shtetasit L. S. dhe R. S.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
The post Përplasen dy automjete në Koplik, katër persona përfundojnë në spital appeared first on GIJOTINA.
