Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Martin Makarjadhi, banues në Broadlands, Netherfield, Milton Keynes, u dënua me burg pasi u paraqit para Gjykatës së Kurorës në Oksford të martën, më 2 dhjetor.
20-vjeçari pranoi akuzat për posedim me qëllim shpërndarjeje të lëndëve narkotike të klasit A, konkretisht kokainë, përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike të klasit B, kanabis, si dhe drejtim automjeti pa sigurim të detyrueshëm.
Sipas gjykatës, Makarjadhi kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe po punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Personat që i kishin siguruar pasaportën e detyronin të merrej me shitje droge.
Prokurorja Kelly Purcell-Chandler deklaroi se i riu u pikas nga policia më 29 tetor në Kingsclere Road, Bicester, ndërsa po drejtonte një makinë. Nga automjeti zbriti një përdorues i njohur i drogës së klasit A. Pas ndalimit dhe kontrollit, policia gjeti mbi 1,000 paund në para të gatshme dhe një telefon celular, në të cilin kishte mesazhe në WhatsApp të lidhura me aktivitet të shpërndarjes së drogës, përfshirë kode postare.
Gjatë kontrollit, në rrobat e tij të brendshme u gjetën 13 qese me kokainë. Në banesën e Makarjadhit u sekuestrua edhe një tjetër shumë prej 1,000 paundësh, kanabis dhe pajisje të përdorura për përgatitjen e drogës. Ai u kap me 6.3 gramë kokainë, me vlerë rreth 640 paund në treg.
Prokurorja theksoi se i riu kishte ardhur ilegalisht në Britani vitin e kaluar dhe se borxhi prej 15 mijë paundësh e kishte futur në aktivitet kriminal. Në intervistë, ai pranoi se paratë e gjetura përdoreshin nga shitja e drogës.
‘Ai duket i pafajshëm dhe me rol më të vogël në këtë skemë,’ tha Purcell-Chandler.
Gjyqtari Hassan Khan deklaroi: ‘Mosha nuk e shpëton nga burgu. Ai është djali i një oficeri policie në Shqipëri.’
Avokati mbrojtës, Nick Cotter, tha: ‘Ai ka qenë shumë i hapur me mua. Vjen nga një familje e mirë në Shqipëri – i ati është oficer policie, e ëma mjeke. Ata nuk e dinë se ai ka qenë në burg. Dëshiron të kthehet sa më shpejt në Shqipëri. Personat që i siguruan pasaportën e detyruan të shiste drogë. Është një djalë inteligjent dhe e kupton seriozitetin e veprës së tij.’
Gjyqtari vijoi: ‘E dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar.’
Makarjadhi u dënua me dy vjet burg. Gjykata urdhëroi konfiskimin e drogës, telefonit, pajisjeve dhe shumave të parave të sekuestruara.
The post Britani, djali i oficerit shqiptar dënohet me burg për drogë appeared first on Lapsi.al.
