21:21 E veshur me historinë e modës! Vajza e Gwyneth Paltrow rikthen pas 30 vitesh fustanin ikonik që shokoi tapetin e kuq!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Apple Martin ka tërhequr gjithë vëmendjen mbrëmjen e kaluar në New York, duke i dhënë jetë një prej fustaneve më ikonike të viteve ’90 drejtpërdrejt nga garderoba e nënës së saj, Gwyneth Paltrow.

Modelja e re u shfaq në premierën e filmit Marty Supreme e veshur me fustanin legjendar të Calvin Klein Collection, të cilin Paltrow e kishte veshur për herë të parë plot 30 vite më parë, në premierën e filmit Emma në vitin 1996. Fustani i zi, me prerje të thjeshtë maxi, dekolte të rrumbullakët, rripa halter dhe shpinë të hapur, ruan minimalizmin sensual që e bëri të famshëm.

E stiluar nga Elizabeth Saltzman, Apple e kompletoi look-un me taka të zeza Manolo Blahnik, vathë diamanti nga Tiffany & Co., flokë të kapur në një topuz të çrregullt dhe grim minimal me eyeliner të zi dhe buzë rozë me shkëlqim.

Ngjashmëritë me paraqitjen e nënës së saj nuk kaluan pa u vënë re: edhe Paltrow, në vitin ’96, e kishte kombinuar fustanin me vathë diamanti dhe flokë të mbledhur lart, ndërsa kishte zgjedhur një grim më dramatik me sy smoky dhe buzë të kuqe të errët./mxh

Shpërndaje: