11:30 Selena Gomez pranon se zëri i saj nuk është më si më parë: Arsyeja përse ka ndryshuar!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Selena Gomez ka sqaruar së fundmi arsyen e ndryshimeve në zërin e saj, pas komenteve të vazhdueshme nga ndjekësit. Gjatë një transmetimi live në Instagram, këngëtarja foli hapur për këtë temë, duke theksuar se pyetjet e fansave nuk e bezdisin dhe se ajo preferon transparencën.

Artistja shpjegoi se ndryshimet lidhen me reagimet e trupit të saj, duke treguar se herë pas here përjeton enjtje të fytit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në vokal. Sipas saj, kjo është diçka që ndodh natyrshëm si pasojë e gjendjes shëndetësore.

Prej vitesh, Selena ka qenë e hapur për betejën e saj me lupusin, një sëmundje autoimune kronike që shkakton inflamacion dhe mund të prekë funksione të ndryshme të organizmit, përfshirë edhe zërin. Ajo e bëri publike diagnozën në vitin 2015, periudhë gjatë së cilës iu nënshtrua edhe trajtimeve të forta mjekësore dhe u tërhoq përkohësisht nga skena.

Ndikimi i trajtimeve është reflektuar edhe në ndryshimet fizike, veçanërisht në peshë, duke e kthyer shpesh në objekt kritikash në rrjet. Megjithatë, këngëtarja ka deklaruar se, ndonëse komentet e tilla e kanë prekur emocionalisht, nuk e kanë ndalur të ecë përpara./KM

Shpërndaje: