18:42 Qenka e vërtetë: Big Brother VIP Albania do të ketë një opinioniste surprizë!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Big Brother VIP Albania 5” starton sonte mbrëmje dhe surprizat kanë nisur që para hapjes zyrtare. Burime pranë Top Channel i kanë bërë me dije revistës Anabel se një nga opinionistet e këtij edicioni do të jetë Monika Kryemadhi.

Ky zhvillim konsiderohet i papritur, pasi për herë të parë Kryemadhi do të shfaqet kaq pranë botës së spektaklit televiziv dhe gjithashtu për herë të parë në rolin e opinionistes në një format argëtues si “Big Brother VIP”.

Sa i përket opinionistit tjetër, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Mbetet për t’u parë nëse Arbër Hajdari do të rikthehet për të pestin sezon radhazi në këtë rol, apo nëse produksioni ka vendosur të sjellë një emër të ri në panel.

Ndërkohë, është konfirmuar se moderimi i “Big Brother VIP Albania 5” i është besuar sërish Ledion Liços, i cili rikthehet për të drejtuar edhe këtë edicion të formatit më të ndjekur në vend.

Top Channel ka zbuluar gjithashtu zyrtarisht një nga banorët e këtij sezoni: gazetarin dhe moderatorin e emisionit ekonomik “Top Talk”, Angelo Haruni, prania e të cilit pritet të sjellë dinamika interesante brenda shtëpisë.

Sa i përket emisionit “Fan Club”, i cili nis transmetimin një ditë pas startit të BBVA, moderimi do të jetë në duart e Kiara Titos. Dy opinionistët e konfirmuar për këtë format janë Françeska Murati dhe Arjan Konomi.

Me këto emra dhe kombinime, edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” pritet të jetë një nga më të komentuarit dhe më të ndjekurit deri tani./mxh

Shpërndaje: