18:25 E rëndë:Gazetarja e njohur masakrohet nga bashkëshorti në sy të djalit të tyre 3-vjeçar!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bota e sportit amerikan është tronditur nga lajmi i vrasjes së gazetares së NFL-së, Christina Sanders, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Hoover, Alabama. Sipas raportimeve të Fox News, pranë trupit të saj u gjet edhe bashkëshorti 41-vjeçar, Johnny Rhimes, i cili kishte humbur jetën po ashtu.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se rasti po trajtohet si vrasje-vetëvrasje. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Rhimes e ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën e kaluar.

Detaji më tronditës i kësaj tragjedie është fakti se incidenti ndodhi në prani të djalit të tyre 3-vjeçar. Ishte vetë fëmija i vogël ai që hapi derën për gjyshin, babain e Christinës, i cili kishte shkuar në shtëpinë e çiftit i shqetësuar, pasi ata nuk ishin paraqitur në një takim të paracaktuar për të shkuar në kishë. Më pas, fëmija e çoi atë në pjesën e shtëpisë ku ndodheshin trupat e prindërve.

Një fqinj, i cili ishte dëshmitar i mbërritjes së gjyshit, e përshkroi skenën si tejet prekëse: “Fëmija hapi derën dhe e lejoi të hynte brenda. Pastaj hynë së bashku në shtëpi dhe gjetën trupat. Ishte zemërthyes”./mxh

Shpërndaje: