18:10 I tmerruar nga i biri, pohimi tronditës që Rob Reiner bëri për djalin pak ditë para vrasjes!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Regjisori i njohur Rob Reiner kishte shprehur frikë të thellë nga djali i tij, Nick, vetëm pak ditë para se ai dhe bashkëshortja e tij, Michele Reiner, të gjendeshin të vrarë në banesën e tyre. Sipas raportimeve të Daily Mail, fjalët e tij të fundit, të thëna gjatë festës së Krishtlindjeve të Conan O’Brien, lanë të pranishmit të tronditur.

Një nga figurat e njohura që mori pjesë në funeralin e Reinerit rrëfeu se Rob kishte thënë:
“Jam i tmerruar nga Nick. Nuk mund ta besoj që po e them këtë, por kam frikë nga djali im. Mendoj se ai mund të më dëmtojë.”
Këto fjalë, sipas një burimi që ishte i pranishëm në ceremoni, prekën thellë të ftuarit dhe sollën lot mes tyre.

Në funeral morën pjesë personalitete të njohura të botës së artit dhe humorit, mes tyre Billy Crystal me bashkëshorten e tij Janice, si edhe Larry David, Bill Hader dhe vetë Conan O’Brien.

Sipas burimeve pranë familjes, në orët para vrasjes, Rob dhe Michele kishin pasur një përplasje të ashpër me djalin e tyre. Nick thuhet se kishte shpërthyer me zemërim gjatë festës së Krishtlindjeve të organizuar nga O’Brien më 13 dhjetor. Një mik i afërt i familjes tregoi se Reiner kishte shprehur shqetësim të madh për gjendjen mendore të djalit, e cila sipas tij po përkeqësohej.

Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele, 70 vjeçe, u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në Brentwood, Los Angeles, më 14 dhjetor. Më 18 dhjetor, Zyra e Mjekësisë Ligjore të Qarkut Los Angeles konfirmoi se shkaku i vdekjes për të dy ishte “dëmtime të shumta nga mjet i mprehtë”, ndërsa rasti u klasifikua zyrtarisht si vrasje.

Nick Reiner u arrestua po atë mbrëmje, pasi dyshohet se i ka sulmuar prindërit e tij në orët e para të mëngjesit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë./mxh

Shpërndaje: