20:11 Ed Sheeran befason me pamjen, humb 14 kilogramë dhe duket kaq ndryshe!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ed Sheeran ka tërhequr vëmendjen me transformimin e tij fizik, duke shfaqur muskujt e barkut pas humbjes së 14 kilogramëve. Këngëtari është protagonist i kopertinës së Men’s Health UK, ku ka folur hapur për ndryshimet e mëdha që ka bërë në stilin e jetesës.

Në intervistë, Sheeran thekson se motivimi kryesor ka qenë dëshira për të qenë një baba i përgjegjshëm, por edhe për t’u ndier dhe dukur më mirë me veten. Një nga hapat më të rëndësishëm në këtë proces ka qenë reduktimi i ndjeshëm i alkoolit, i cili, sipas tij, po e pengonte në përmbushjen e rolit si prind.

Këngëtari, baba i dy vajzave, Lyra (5 vjeçe) dhe Jupiter (3 vjeçe), ndau një moment personal që e bëri të reflektonte:
“E mbaj mend kur Lyra ishte vetëm dy javëshe. Kisha një mik në shtëpi dhe pimë një shishe verë. Shkova të flija, por ajo u zgjua pas 20 minutash. U çova i rraskapitur dhe thashë me vete: s’duhet të pi nëse dua të jem funksional gjatë natës. Dua të jem aty për fëmijën tim.”

Ai shtoi se ndryshimet erdhën natyrshëm në një periudhë kur donte të ishte më aktiv, më energjik dhe pa dhimbje fizike:
“Nuk dua të shkoj të marr fëmijën dhe të më dhembë shpina apo të ndihem i lodhur. Dua të jem i pranishëm në çdo moment.”/mxh

Shpërndaje: