Vendimi i dy të rinjve për t’u hedhur nga ballkoni që të mos zbulohet lidhja e tyre ka shokuar Turqinë. Një video po qarkullon në mediat sociale ku duken dy të rinj të cilët hidhen nga ballkoni i katit të katërt që të mos kapen nga prindërit e vajzës dhe lidhja e tyre mos të zbulohet.
Mësohet se i riu kishte shkuar të vizitonte të dashurën e tij në shtëpinë e familjes së saj kur papritmas ata rikthehen në banesë. Nga paniku të rinjtë u hodhën nga dritarja e katit të katërt për të shmangur zbulimin.
Të dy mbijetuan nga rënia por pësuan lëndime të rënda. Ata u dërguan menjëherë në spital për trajtim. Mjekët raportuan se gjendja e tyre është stabël.
The post Prindërit u kthyen papritur në shtëpi, çifti në Stamboll hidhet nga kati i katërt që mos t’iu zbulohet lidhja appeared first on Euronews Albania.


In Istanbul, a young man visited his girlfriend at her home, but her family suddenly returned — the couple panicked and jumped from the 4th-floor window