VIDEO/ Bien gurë mbi një makinë në Pejë, plagosen lehtë dy fëmijë dhe prindërit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një gur i madh këtë te diele ka goditur një makinë në lëvizje në rrugën Pejë-Rugovë, në Kosovë. Si pasojë e goditjes, janë lënduar lehtë katër anëtarë të një familjeje që udhëtonte me automjetin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë me dije se në mjet ishin dy fëmijë dhe një çift bashkëshortësh,

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi ai.

Siç shihet edhe nga pamjet guri është shumë i madh dhe mjeti ka marrë dëmtime të shumta, një mrekulli që familjarët nuk kanë marrë dëmtime të rënda.

The post VIDEO/ Bien gurë mbi një makinë në Pejë, plagosen lehtë dy fëmijë dhe prindërit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: