Kërkesat e studentëve shqiptarë në RMV, Spiropali: Dialogu dhe zgjidhjet institucional, rruga më e sigurt

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali reagoi këtë të diele duke përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Në reagimin e saj, Ministrja theksoi se është inkurajuese edhe gatishmëria e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave institucionale dhe standardeve demokratike.

“Dialogu dhe zgjidhjet institucionale mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike,” u shpreh Ministrja, duke theksuar se proceset demokratike dhe respektimi i të drejtave të garantuara me ligj janë themelore për avancimin e shoqërive demokratike.

Në përfundim, Ministrja ritheksoi rëndësinë e vijimit të dialogut konstruktiv dhe të trajtimit institucional të çështjeve që lidhen me të drejtat e komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike dhe kuadrin ligjor përkatës.

The post Kërkesat e studentëve shqiptarë në RMV, Spiropali: Dialogu dhe zgjidhjet institucional, rruga më e sigurt appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: