Man United në garë Juventus dhe Man City për yllin italian

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sandro Tonali është në fokus të Manchester United për sezonin e ardhshëm, shkruan “The Telegraph”.
Mesfushori i Newcastle ka qenë tashmë subjekt i bisedimeve të shumta në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Edhe Arsenali thuhet se është i interesuar për të dhe ka pasur bisedime të avancuara.

Ish-lojtari i Milanit është një nga futbollistët më të ndjekura nga Djajtë e Kuq: Casemiro do të largohet në fund të sezonit, dhe klubi kërkon një zëvendësues. Juventus dhe Manchester City gjithashtu thuhet se janë të interesuar për mesfushorin.

The post Man United në garë Juventus dhe Man City për yllin italian appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: